Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale mund të rikthehet në Premierë Ligë te Manchester United nëse Zinedine Zidane vazhdon të jetë në detyrë edhe sezonin e ardhshëm te kampioni evropian.
Reprezentuesi uellsian ka qenë jashtë dhe brenda formacionit startues nën udhëheqjen e Zidanes këtë vit dhe kjo e ka bërë atë për të menduar rreth të ardhmes së tij afatgjate në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘Mirror’, 28-vjeçari mund të mendoj rikthimin e mundshëm në Premierë Ligë nëse Zidane nuk largohet nga gjiganti spanjoll deri në përfundim të sezonit.
Në rast se kjo ndodhë, Bale është i hapur për tu ribashkuar me trajnerin Jose Mourinho, megjithëse United duhet të paguaj një tarifë rekorde për ata prej 90 milionë funta si dhe të bëjë atë lojtarin më të paguar në klub.
Pavarësisht spekulimeve, është ende e panjohur nëse Mourinho do të preferoj një marrëveshje të tillë për shkak se muajin e kaluar insistoi se nuk ka në plan të blej sulmues gjatë verës./arbresh.info/
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...