Pavarësisht kontributit të madh te Real Madridi në fitoren e Kupës së Botës për Klube, Gareth Bale pritet të jetë në bankinë në ndeshjen e së shtunës në ‘El Clasico’ kundër Barcelonës.
Uellsiani ka impresionuar stafin e trajnerëve të Real Madridit dhe bashkëlojtarët që nga rikthimi i tij pas tre muajve nga lëndimi, transmeton portali arbresh.info. Askush nuk e priste që Bale të arrinte në një nivel të tillë pas një koha aq të gjatë jashtë fushës, por performancat e tij kundër Al Jaziras dhe ajo ndaj Greminos ishin të standardit të lartë.
Por, 28-vjeçari nuk është ende plotësisht në gjendje të gatshme dhe nuk do të jetë startues për ndeshjen në vikend ndaj gjigantit katalunas.
Qëllimi i stafit të trajnerëve të Realit është riprezantimi i tij gradualisht me 11-shen startuese për t’i lejuar atij të lë pas lëndimin. Në rast se nuk i rikthehet problemi, trajneri Zinedine Zidane do ta rikthej uellsianin në formacionin startues.
Por, Bale pritet të jetë në bankinë ndaj Barcelonës, një pozicion me të cilin ai duket të jetë rehat.
Tani ekziston mundësia që ai të hyj në vonë në ndeshje për të shfrytëzuar fuqinë dhe shpejtësinë kundër një kundërshtari të fortë.
Zidane besohet që mendon se vendosja e tij në bankinë është opsioni më i mirë për të, klubin dhe lojtarin./arbresh.info/
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...