Gardiani i Kosovës në “radarin” e Juventusit

17:24 | 6 Janar 2026
D.H

Juventusi po ndjek me vëmendje disa lojtarë të Sassuolos, mes tyre edhe gardianin e kombëtares së Kosovës, Arijanet Murić i cili është i huazuar nga Ipswich Town.

Së bashku me Muharemovićin, Murić konsiderohet një nga “xhevahirët” e Sassuolos këtë sezon, shkruan Tuttosport.

Të dy lojtarët janë nën vëzhgimin e Juventusit dhe nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të gjejnë veten tek kjo skuadër.

Aro Muric i cili këtë sezon është duke shkëlqyer tek Sassuolo në Serie A, ka luajtur 17 ndeshje, ku ka mbajtur katër herë portën e paprekur.

Përveç kësaj ai është gjendur një herë në ekipin më të mirë të javës, dhe shpeshherë me pritjet e tij ka qenë vendimtar në rezultatet e Sassuolos.

Aktualisht kartonin e tij e posedon Ipsëich Toën, skuadër e cila ra nga Premier League edicionin e kaluar. Vlera e tij në Transfermarkt është 7.50 milionë euro.

Përveçse në Ipswich, Muric karrierë ka bërë edhe tek Manchester City. Më vonë, ai ka fituar përvojë në disa kampionate evropiane, duke luajtur në Holandë, Spanjë, Angli, Turqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale