Chelsea e mposhti Barçën 3-0 në ndeshjen e sotme në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Pas ndeshjes foli Joan Garcia, ku theksoi se ishte e vështirë kjo ndeshje.
“Ishte një ndeshje e komplikuar, ishte e vështirë, ishte shumë e vështirë. Ishte kështu edhe kur luanim me 11 lojtarë”, shpjegoi Joan Garcia.
“Kur mbetëm me dhjetë lojtarë, u përpoqëm të nxirrnim gjithçka që kishim në fushë për të luftuar për ndeshjen.
“Por e vërteta është se ata kanë cilësi të shkëlqyer dhe dinin shumë mirë si të gjenin hapësirat, dhe sot nuk ishte e mundur,” shton Garcia.
Kjo ishte humbja e dytë e Barcelonës këtë edicion./Arbresh.info
Qeveria mbajti mbledhje elektronike, merren disa vendime
Maqedonci: Ëndrra e Adem Jasharit për shtet dhe ushtri, ësht...
Bora rinovon kontratën me trajnerin Zoran Kašćelan
Osmani propozon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, p...
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...