Ryna Garcia i mbijetoi një nokdauni dhe u çua në këmbë nga dyshemeja për ta mposhtur Luke Campbellin me nokaut teknik në Dallas.
Shpresat e Luke Campbell për të pasur një mundësi tjetër për të luftuar për titullin e botës e morën një goditje të rëndë pasi ai nuk ia doli të fitojë kundër Garcias, pavarësisht se e kishte në dorë meksikanin, transmeton Gazeta Express.
Në një luftë dramatike në kategorinë e lehtë, britaniku Campbell e hodhi boksierin meksikan në dysheme në rundin e dytë, pasi ia dha një goditje të fuqishme me të majtën.
Por Garcia gjeti forcë dhe zemër për t’u çuar në këmbë dhe e vazhdoi luftën.
Campbell i mbijetoi një sulmi të vështirë në rundin e pestë, por një goditje shkatërruese në trup ishte e mjaftueshme për Garcian të fitojë në rundin e shtatë.33-vjeçari nga Britania e Madhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte pas asaj goditjeje dhe meçi u ndërpre.
“Më ke mësuar shumë”, i tha Garcia Campbellit kur dyshja u përqafua pas meçit.“Mendoj se shumë njerëzve iu kam treguar se kush jam unë në të vërtetë. Sot e dëshmova se jam i veçantë”, tha Garcia.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...