PSG ka regjistruar padyshim fitoren më të madhe në histori të klubit.
Skuadra kampione e Francës në ‘Parkun e Princave’ në kuadër të Ligës së Kampionëve, ka mposhtur 4:0 Barcelonën, në një ndeshje që e dominuan në tërësi nga fillimi deri në fund.
Barcelona që konsiderohej favorite e kësaj gare, ka pësuar humbjen më të thellë viteve të fundit, duke humbur pothuajse gjitha mundësitë për të kaluar në fazën tjetër.
PSG pati një pjesë të parë të jashtëzakonshme, me mundësi të mira shënimi, nga ku ia doli t’i shënojë dy nga ato.
Angel Di Maria në minutën e 18-të, me një super-gol nga gjuajtja e lirë, kaloi vendasit francez në epërsi.
Loja e mirë e PSG vazhdojë edhe në pjesën e mbetur të pjesës së parë, ku në minutën e 40-të, dyfishoi epërsinë me anë të Draxler.
PSG e nisi mirë edhe pjesën e dytë, duke shënuar një tjetër gol të bukur me anë të Di Maria në minutën e 55-të, për 3:0.
Goditjen përfundimtare, Barcelona e mori në minutën e 72-të, kur Cavani shënoi për 4:0
http://www.dailymotion.com/video/x5bsv5r_edinson-cavani-goal-hd-psg-4-0-barcelona-14-02-2017-hd_sport
http://www.dailymotion.com/video/x5bsu0y_angel-di-maria-2nd-goal-hd-psg-3-0-barcelona-14-02-2017-hd_sport
Spitali i ri i Kardiokirurgjisë drejt përfundimit, Rama: Mbi...
Irani ka qëlluar rreth 400 raketa balistike dhe 1,000 dronë ...
Ballkani ndan rrugët me tre futbollistë
Gjendet pa shenja jete një 48 vjeçar në shtëpinë e tij në Ve...
Kurti takoi Shefen e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare p...
Jashari në SHBA, prezanton të arriturat e FSK-së