Futbollisti i talentuar i Kosovës, Dion Gallapeni ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, lidhur me zërat për një kalim të mundshëm tek Shqipëria.
Ai ka shuar shpresat e kuqezinjëve për të marrë në kombëtare yllin në rritje të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Gallapeni ka shkruar se e ndjen obligim të kontribuoj për vendin e ti në çdo lloj forme.
“Për mua dhe familjen time është nder dhe krenari që të përfaqësoj vendlindjen time, vendin që u derdh shumë gjak që të çlirohet, e që ne tani e kemi obligim që të derdhim djersën tonë dhe të japim gjithçka nga vetja që të ndërtohet e të zhvillohet”, ka thënë ai ndër të tjera.
Kujtojmë se disa ditë më parë kapiteni i Kosovës U21 ka kaluar nga grupmoshat e Kosovës tek kombëtarja shqiptare./Arbresh.info
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...