Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme në kuadër të xhiros së pestë në fazën e ligës të Ligë së Kampionëve, ku nuk munguan befasitë.
Galatasaray është mposhtur në Turqi nga Union SG me rezultat minimal 0-1, shkruan Arbresh.info.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi David në minutën e 57-të.
Me këtë fitore belgët ngritën në pozitën e 18-të me gjashtë pikë kurse Gallata mbetet e nëntë me nëntë sosh.
Në takimin tjetër mes Benficas dhe Ajaxit, portugezët triumfuan 2-0.
Dahl realizaoi pas vetëm gjashtë minutave lojë. Kurse tri pikët e para Benficas në këtë edicion të Ligës së Kampionëve ia siguroi Barreiro në minutën e 90-të.
Derisa Ajaxi mbetet pa fitore akoma dhe pa pikë. Holandezët janë të fundit në tabelë dhe janë skuadra e vetme deri më tani që nuk kanë asnjë pikë të grumbulluar./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?