Rekordi i 100 për qind i kampionit anglez në fuqi në ndeshjet në shtëpi këtë sezon ka përfunduar pasditen e sotme (e shtunë).
Manchester City është mposhtur me rezultat 2 me 3 nga Crystal Palance në takimin e zhvilluar si nikoqir në Etihad në kuadër të xhiros së 18-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse arritën të kalojnë të parët në epërsi duke realizuar përmes Ilkay Gundogan me kokë në minutën e 27′, ata përfunduan pjesën e parë të ndeshjes në disavantazh me rezultat 1 me 2.
Jeffrey Schulpp dhe Andros Townsend realizuan dy gola për mysafirët brenda dy minutave (33′) (35′). Gjërat u përkeqësuan edhe më tej në fillim të pjesës së dytë kur Luka Milivojevic shënoi nga pika e bardhë për 1 me 3.
Kevin De Bruyne arriti të ngushtojë rezultatin duke shënuar vonë gjatë ndeshjes për 2 me 3.
Tani, Manchester City qëndron në pozitën e dytë në tabelë me katër pikë prapa Liverpoolit si lider i tabelës, ndërsa ka 5 pikë më shumë se Tottenhami në pozitën e tretë.
Crystal Palace me këtë fitore befasuese qëndron në pozitën e 14-të me gjithsej 18 pikë./arbresh.info/
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...