Dështimi i pabesueshëm i superyllit Lionel Messi nga pika e bardhë në ndeshjen kundër Islandës i ka kushtuar Argjentinës.
Skuadra e Jorge Sampaolit ka siguruar vetëm barazim 1 me 1 në takimin e zhvilluar pasditen e sotme (e shtunë) kundër skuadrës së Islandës së vogël, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Sergio Aguero dërgoi në epërsi kombëtaren e tij duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 19′ pas një super goditje nga afërisa që ishte e pandalshme nga portieri Hannes Halldorsson.
Megjithatë, Islanda iu përgjigj menjëherë finalistit të Kampionatit Botëror të kaluar duke barazuar shifrat për 1 me 1 vetëm katër minuta më vonë. Sulmuesi qendror Alfred Finnbogason mposhti portierin Willy Caballero.
Superylli Lionel Messi kishte një shans të artë për të shënuar golin e epërsisë, por në formë të papritur portieri 34-vjeçar i Islandës – Halldorsson, i cili me profesion është regjisor filmi, mbrojti goditjen e tij nga pika e bardhë të fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë.
Argjentina dhe Islanda kanë tani nga një pikë në Grupin D dhe ndajnë pozitën e parë para ndeshjes së sotme ndërmjet Kroacisë dhe Nigerisë./arbresh.info/
“Më është cenuar privatësia”: Ankohet deputeti që shkruante ...
Haziri akuzon VV-në: Institucionet s’mund të ndërtohen mbi s...
Tragjedi në Indonezi: Dy trena përplasen mes vete, 14 viktim...
UNICEF mbledh mbi 120 të rinj, në fokus efiçienca
Deliu-Kodra: Sot vazhdon “karateja” për zgjedhje të presiden...
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...