Mbrojtësi serb i Laçit, Aleksandër Ignjatoviç, ka dhënë një intervistë për median “Blic Sport”, ku siç e përshkruan, kaloi një dramë të vërtetë.
“Kalova një natë dramatike pas ndeshjes që luajtëm ndaj Partizanit në Elbasan. Javëve të fundit ka pasur tërmete të vogla, por jo si ai i natës së kaluar. Ndodhi në orën më të keqe të mundshme, të gjithë ishin në gjumë. Ishte ora 4 pas mesnate. U zgjova në panik, dhe sapo ndodhi dola nga krevati. U trondit për 20 apo 30 sekonda, dhe kjo periudhë e vogël dukej si pafundësi. Valët e tërmetit vijuan, dhe u ndjeva sikur po ndodhnin turbulenca në një fluturim ajror. Në atë moment mendova më të keqen”.
“Muret e shumë ndërtesave në Tiranë janë çarë, ndërsa më e keqja ka ndodhur në Durrës. Ndikimi ishte i fortë. Të gjithë dolën nëpër rrugë pas tërmeti, dhe qëndruan jashtë deri në 7-8 të mëngjesit. Të gjithë ishin të frikësuar, dhe më pas me ngadalë po shkonin në shtëpi për të parë dëmet”.
“Edhe pse kishim stërvitje sot, klubi ka pushuar. Nuk kemi dalë në fushë. Do shohim cili do jetë vendimi i drejtuesve. Situata është alarmuese, dhe me siguri do shtyhen edhe ndeshjet”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit