Liverpooli do të takohet me Crvena Zvezdën të mërkurën (nesër) në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Futbollisti nga Serbia i cili luan për Zvezdën dhe Australinë, Milosh Degenek që ka bërë deklarata fyese ndaj Shaqirit.
“Nëse dëshiron të provokojë, le të provokojë dhe të dëshmojë se çfarë njeriu është dhe sa vlen. Qartë nuk vlen aspak si njeri, pasi dëshiron të provokojë në bazë të racës së dikujt, shtetit prej nga është, prejardhjes. Edhe më keq që ai vetë nuk e di prej nga është”, ka thënë Degenek për mediat serbe të martën, përcjell insporti.
Shaqiri shënoi gol në ndeshjen Zvicër –Serbi në Kampionatin e fundit Botëror dhe më pas vazhduan sulmet ndaj tij.
Shaqiri, që po kalon formë të lartë te Liverpooli, nuk është marrë me klubin serb dhe tifozët e tij.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...