Futbollisti i Kosta Rikës, Jonathan McDonald, ka ndryshuar emrin në fanellën e tij në ‘Burger King’ së paku për një ndeshje, kur Alajauelense luajti kundër Deportivo Saprissa.
Numri 19 hyri në fushë duke e veshur fanellën e zakonshme të Alajuelense, me një ndryshim të vetëm, që ishte emri në shpinën e tij.
32 vjeçari ndryshoi mbiemrin në fanellën e tij në ‘Burger King’, kompani kjo e ushqimit të shpejtë që njihet për rivalitetin e tyre të madh me McDonald’s, përcjell lajmi.net.
Burger King, që është hapur në vitin 1953 në Jacksonville, ka mbi 18 mijë restorante në 100 vende të ndryshme të botës, ku janë rivalë me McDonald’s.
Këto dy kompani kanë filluar një “luftë” nga koha kur Burger King sulmoi publikisht madhësinë e hamburgerëve të McDonald, në marketingun e saj në vitet 1970.
Prandaj, ndryshimi i mbiemrit nga futbollisti i Kosta Rikës në fanellën e tij, do të jetë një tjetër “goditje” për McDonald’s, që aktualisht udhëheq ekskluzivitetin e ushqimit të shpejtë me 36 mijë restorante në 120 vende.
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...