Chelsea rikthehet në Premier League të martën në mbrëmje teksa pas eliminimit në gjysmëfinalen e FA Cup, do të synojnë suksesin në derbin e Londrës ndaj Arsenal.
Para ndeshjes në një konferencë për media trajneri i Chelesea, Mauricio Pochettino ka theksuar një mungesë të madhe sonte në ndeshje ndaj ‘Topçinjve’.
Argjentinasi tha se do të mungojë një nga më të mirët e këtij sezoni, Cole Palmer.
Pochetino u shpreh se sulmuesi anësor është i sëmurë dhe nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e fundit të skuadrës, ndaj me shumë mundësi do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen me Arsenalin.
Padyshim se kjo është një mungesë shumë e rëndësishme për blutë duke marrë parasysh formën e lartë që po kalon.
21-vjeçari ka impresionuar në këtë sezon të parë me Chelsean teksa në 28 ndeshje të Premier League ka arritur të shënoj 20 gola ndërsa ka kontribuar edhe me nëntë asistime.
Sfida mes këtyre dy skuadrave fillon nga ora 21:00./Arbresh.info/
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë