Futbolli në zi.
Futbollisti italian, Davide Astori është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit në Udine, shkruan Javanews.
31-vjeçari, kapiten i Fiorentinës, sipas mediave italiane ka ndërruar jetë në gjumë.
Ekipi i Fiorentinës ishte vendosur në Udine, pasi do të luante sot përballë vendasve në orën 15:00.
Pas tragjedisë, ndeshja Fiorentina- Udinese është shtyrë. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka “ardhur” nga një atak në zemër.
Astori erdhi te Fiorentina në vitin 2015 nga skuadra e Cagliarit. Ai ka qenë poashtu pjesë e Milanit dhe Romës.
Futbllisti ishte baba i një vajze dy vjeçe.
Kjo është një tragjedi për Serie A dhe mbarë futbollin!
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë