Një futbollist i ri nga Podujeva është rrëzuar nga tribunat e stadiumit të Llapit, “Zahir Pajaziti”, për shkak të mungesës së rrethojave mbrojtëse.
Megjithatë, mjeku i Llapit ka intervenuar menjëherë.
Stadiumi i Llapit, “Zahir Pajaziti”, është rinovuar gjatë verës, kur ishin bërë disa investime për ngritjen e kualitetit të fushës. Megjithatë, infrastruktura e stadiumit nuk është përmirësuar, raporton gazeta express.
Infrastruktura e stadiumit në përgjithësi nuk është marrë parasysh gjatë këtyre rinovimeve dhe kjo ka bërë që stadiumi të mbetet pa rrethoja mbrojtëse afër tribunave.
Kjo mungesë e rrethojave ka rezultuar me lëndimin e një lojtari të ri të Llapit, i cili u rrëzua nga tribuna në fushë. Lartësia ishte mjaft e madhe dhe ai kishte mundur të pësonte lëndim më të madh po të mos ishte për intervenimin e shpejtë të mjekut të Llapit.
Ende nuk dihet nëse Federata e Futbollit të Kosovës, klubi apo komuna do të marrë ndonjë veprim për t’i ndaluar incidentet e ngjashme me këtë në të ardhmen.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?