Mbrojtësi i Real Madridit beson që skuadra kryeqytetase do t’ia dalë ta fitojë La Ligën.
Pas rikthimit sensacional të rezultatit në ndeshjen ndaj Villarrealit, ku ‘Los Blancos’ ishin në disvantazh prej dy golave, Marcelo beson që Reali do ta thotë fjalën kryesore në garën për titullin e kampionit në La Liga.
Reali prinë në tabelë me 55 pikë një më shumë se Barcelona dhe sipas brazilianit skuadra madrilene ka mundësitë më të mira për ta kthyer titullin në Santiago Bernabeu.
“Barcelona ka bërë punën e vet duke fituar ndaj Atleticos dhe ka shtuar presionin ndaj nesh”, ka thënë Marcelo.
“Megjithatë gjithçka do të varet nga ne dhe jam i bindur se në fund do të shpallemi kampionë”, ka përfunduar ai.
Titulli në La Liga i mungon Realit që nga viti 2012, ku për herë të fundit e ka fituar derisa drejtohej nga Jose Mourinho.
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...
Ylli i Holandës humb Kupën e Botës, nuk arrin rikuperimin me...
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...