Dinamo Ferizaj ka zyrtarizuar një përforcim të ri në skuadër.
Ata transferuan mbrojtësin Ebenezer Ngardial nga skuadra e Ventspilsit në Letoni.
Dinamo Ferizaj, doli edhe me një njoftim në “Facebook” rreth këtij transferimi.
Mirë se vjen në FC Dinamo, Ngardial Ebenezer!
Klubi ynë ka kënaqësinë të prezantojë lojtarin e ri Ngardial Ebenezer, një futbollist me përvojë i formuar në nivelet e të rinjve në reprezentacionin e Qadit.
Ai ka kaluar nëpër grupmoshat U17, U19 dhe më pas ka luajtur për ekipin e parë të Qadit. Me përkushtim, energji dhe aftësi të larta teknike, Ebenezer Ngardial vjen për të dhënë kontributin e tij në sukseset e radhës të FC Dinamos”, shkruhej në njoftimin e klubit ferizajas.
Ngardial, po ashtu është edhe reprezentuesit i kombëtares së Qadit, në të cilin ka vetëm 1 paraqitje.
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...