Lugano ka arritur një barazim spektakolar ndaj Baselit në shifrat 2-2, teksa protagonist ka qenë dhe Armando Sadiku. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e barazimit me dorë dhe më pas u ndëshkua me karton të kuq.
Taulant Xhaka dha një asist për Franson në minutën e 12’-të për t’i dhënë avantazhin skuadrës së Bazelit, ndërsa në minutën e 54’ Zufi dyfishoi shifrat për kampionët e Zvicrës.
Pavarësisht se rezultati ishte 0-2, ekipi i drejtuar nga Paolo Tramexani nuk u dorëzua dhe arriti të bëjë një përmbysje të madhe të situatës. Në minutën e 60’ Ezgjan Alioski I dërgoi shifrat në 1-2’ duke rihapur sërish ndeshjen.
Nga dëshira e madhe për të dërguar topin në rrjetë, në minutën e 77-të ai u ndëshkua me karton të verdhë, pasi shkeli portierin kundërshtar Vaçlik. Në minutën e 85’ të ndeshjes pasi shënoi sulmuesi i Kombëtares kuqezi u ndëshkua me karton të kuq duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë, pasi festoi me tifozët e tij.
Ky ishte goli i 8 i Sadikut që nga momenti kur i është bashkuar në janar skuadrës së Luganos, duke qenë faktori kryesor i ngjitjes së kësaj skuadre deri në këtë pozitë në klasifikim.
http://www.dailymotion.com/video/x5laxxk_armando-sadiku-goal-hd-lugano-2-2-basel-07-05-2017_sport
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...