Në ndeshjen e parë, Sherif Tiraspoli i cili eliminoi Kukësin, i habiti të gjithë duke i mbajtur Karabakut barazim në Azerbajxhan.
Por ndeshja e kthimit ka pasur një tablo tjetër pasi azerët kanë arritur të fitojnë në Moldavi me shifrat 2-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Goli i parë për ekipin azer ka ardhur në fundin e pjesës së parë, ku goli u realizua nga Ndlovu.
Ndërsa në golin e dytë, ndihmë ka dhënë edhe Ansi Agolli i cili dha asistin për Miçel në minutën e 86. Ndërsa golin e nderit moldavët e shënuan në fundin e takimit me një penallti e cila u realizua nga Badibanga.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare bëri një ndeshje mjaft të mirë, por edhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 70.

Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës