Futbollisti i Ajaxit merret vesh me gjigantin italian

19:07 | 13 Shkurt 2018
Arbresh.info

Mesfushori gjerman, Amin Younes, pritet që ta vazhdojë karrierën në skuadrën e Napolit, përcjellë arbresh.info.

Futbollisti 24-vjeçar që nga viti 2015 është pjesë e Ajaxit të Amsterdamit.

Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars ka thënë se Younes mund të nënshkruajë më Napolin në Itali. “Sipas informacioneve të fundit Amin Younes do ta vazhdojë karrierën në Itali te Napoli. Gjithsesi, synojmë që ai të qëndrojë edhe një vit në skuadrën tonë”, ka thënë Marc Overmars.

Amin Younes është pjesë edhe e Kombëtares së Gjermanisë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale