Lojtarët dhe stafi i klubeve të Ligës Premier do të duhet të vaksinohen kundër Covid-19 mes frikës se virusi mund të ndalë futbollit sezonin e ardhshëm.
Sipas Goal.com, pjesë e planit më të gjerë të Qeverisë së Britanisë së Madhe është për të kërkuar që të gjithë të pranishmit në ndeshjet e futbollit të tregojnë një ‘pasaportë Covidi’ nga 1 tetori, me lojtarët që duhet të kenë nga dy doza vaksinimi.
Me udhëzimet nga lartë që janë lëshuar në fillim të kësaj jave, Liga Premier po inkurajon klubet në mënyrë aktive që të fillojnë të vaksinojnë punonjësit e tyre menjëherë, për të shmangur përçarje të mëtejshme.
Që nga qershori i vitit 2020, liga elitare angleze e kishte bërë të detyrueshme që lojtarët të testohen dy herë në javë për të siguruar që gara të jetë në gjendje të vazhdojë.
Megjithatë, kjo nuk është më e mjaftueshme, me vaksinat e lojtarëve dhe stafit që do të kërkohen së shpejti, përcjell.
Masat e vendosura më parë kishin funksionuar, me vetëm disa ndeshje që duhej të shtyheshin para se të luheshin më vonë.
Premier League players and staff will be told that they have to be double vaccinated from Covid-19 in order to be part of next season.
— SPORTbible (@sportbible) July 22, 2021
Megjithatë, ka shqetësime të reja brenda lojës në lidhje me Covid-19 pasi më shumë se 46 mijë raste me coronavirus u regjistruan në Britani këtë javë.
Nga perspektiva e futbollit, Arsenali ka anuluar turneun e tyre para-sezonal në SHBA, ndërsa ka pasur raste të regjistruara në Chelsea dhe Manchester City javët e fundit.
Në të vërtetë, ka shqetësime të mëtejshme nëse futbollistët që kthehen nga pushimet e tyre do të duhet të vetë-izolohen pasi kanë luajtur në turne ndërkombëtarë këtë verë. /Telegrafi/
Supergoli i Ilievskit e dërgon Prishtinën në epërsi pas pjes...
Festë apo vajtim? Vdekja e Khameneit nga sulmet SHBA-Izrael ...
Rahoveci 029 prezanton Richard Granberry në ditën e fundit t...
Parandalohet futja e 5 telefonave në Qendrën e Paraburgimit ...
Mot me diell javën e ardhshme, temperatura arrin 17°C
Trump thotë se SHBA-ja shkatërroi nëntë anije të marinës ira...