Tjetër tragjedi në futboll.
Patrik Ekeng, mesfushori kamerunas i Dinamos së Bukureshtit, ndërroi jetë pas një ataku kardiak në fushë gjatë ndeshjes ndaj Vitorul Konstantës të premten mbrëma.
Ishte minuta e 70-të kur 26-vjeçari i cili ishte futur në lojë vetëm shtatë minuta më parë, u rrëzua përtokë pa kurrfarë kontakti me ndonjë lojtar tjetër.
Dhjetë mjekë u përpoqën për një orë e gjysmë ta mbanin në jetë, por pa sukses.-shkruan shekulli.
Ekeng kishte nënshkruar në janar me Dinamon, pasi kishte veshur fanellat e Lë Manshit nga viti 2009 deri në 2013-n (35 ndeshje, 1 gol) dhe Kordobës (2014-2016), me një gol në shtatë ndeshje.
Mesfushori bëhet dyti futbollist kamerunas që ndërron jetë në fushë, pas Vivian Foes në vitin 2003, si dhe i dyti i Dinamos së Bukureshtit, pas Katalin Haldanit i cili humbi jetën po nga një infarkt në 2000-n.
I lindur më 26 mars 1990, Patrik Ekeng prej janarit ishte pjesë e kombëtares së Kamerunit, me shtatë ndeshje të luajtura.
https://www.youtube.com/watch?v=RaGUxOUYT3g
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...