Të gjithë po presin me padurim super përballjen mes dy boksierëve britanikë të peshave të rënda Joshua-Fury.
Lajmin e konfirmon vetë Tyson Fury i cili deklaroi se menaxheri i Anthony Joshua ka prenotuar stadiumin “Wembley” për muajin Prill të 2018-ës, një arenë spektakole për një duel të jashtëzakonshëm.
Një derbi i gjithi britanik, nga i cili pritet të arkëtohet një shumë e frikshme që do të kap shifrën e 1 miliard Eurove, 300 milionë më tepër se sfida ndërmjet Mayëeather-Pacquiao.
Tyson Furi nuk është ndeshur prej nëntorit 2015, viti që përkoi dhe më kapitullimin e tij përballë Vladimir Klitschko, pas nëntë vitesh dominim.
28-vjeçari tani shpreson se Federata Britanike e Boksit do t’ia rikthejë licencën, pas problemeve që ka pasur me drogën, në mënyrë që të synojë të jetë ai mbreti i derbit britanik në peshat e rënda.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...