Tyson Fury po tërhiqet nga boksi, por kampioni i peshave të rënda mund të vazhdojë të shfaqet në një ring të një lloji tjetër duke hyrë në botën e WWE.
Fury e arriti një fitore me nokaut në raundin e gjashtë ndaj Dillian Whyte në stadiumin Wembley të shtunën e kaluar dhe më pas ai la të kuptohet se do të largohej nga sporti.
“Unë duhet të flas me Vince [McMahon, CEO i WWE] dhe djemtë, ndoshta ta bëj këtë realitet”, tha Fury kur u pyet për inkuadrimin në WWE.
Fury më parë u shfaq në mundje në vitin 2019, më pas mundi Braun Strowman në Arabinë Saudite. Javë më vonë, ai u bashkua me Strowman në një episod të SmackDown.
Tani mendohet se Fury mund të shfaqet në SummerSlam në Tenesi më 30 korrik.
“Mos më përjashtoni nga lufta atje,” tha Fury për ngjarjen e ardhshme të WWE në Cardiff më 3 shtator.
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...