Kampionatet evropiane të futbollit janë në fazën përfundimtare dhe grumbullimi i Kombëtares shqiptare po afrohet.
Kuqezinjtë kanë në kalendar dy sfidat e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Serbisë dhe Letonisë, përcjell Arbresh.info.
Forma e lojtarëve kuqezi është shumë pozitive. Mbrëmjen e djeshme Ylber Ramadani ishte heroi i Lecce-s.
Mesfushori i Kombëtares, edhe pse u fut në lojë në pjesën e dytë, shënoi një eurogol ndaj Torinos dhe i dha skuadrës fitoren 1-0. Ai u shpall edhe lojtari i ndeshjes në fund të takimit.
Ky rezultat mban gjallë shpresat e Lecce-s për mbijetesë, kur mbetet edhe një ndeshje nga fundi i sezonit.
Në Rusi, Mirlind Daku ishte protagonist absolut për Rubin Kazan.
Sulmuesi shënoi dy gola në humbjen 3-2 ndaj Khimki-t, humbi një penallti dhe pati një gol të anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje. Me këto realizime ai arrin në kuotën e 14-të golave dhe renditet i dyti në listën e golashënuesve të kampionatit rus.
Ernest Muçi la pas dëmtimin dhe u rikthye menjëherë vendimtar për Besiktas. I aktivizuar në pjesën e dytë, ai asistoi tek goli i barazimit 1-1 në fushën e Alanyasporit, duke i shërbyer saktë Rafa Silvës në minutën e 71-të.
Mario Mitaj kurorëzoi një sezon të shkëlqyer, pasi fitoi titullin kampion në Arabinë Saudite me Al Ittihad. Mbrojtësi ishte titullar në suksesin 3-1 në transfertë ndaj Al Raed në javën e fundit.
Këtë fundjavë ishin titullarë gjithashtu Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Qazim Laçi, Juljan Shehu dhe Myrto Uzuni./Arbresh.info
Britania e Madhe dëbon një diplomat rus si kundërpërgjigje n...
Komuna e Prishtinës nis mbledhjet për vlerësimin e dëmeve ng...
Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serb...
Orët e fundit të merkatos – Mesfushori i Bayernit në &...
Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovë...
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...