Futbollistët shqiptarë kanë shkëlqyer në kampionatin zviceran të futbollit fundjavën që shkoi.
Si rezultat, paraqitjet e tyre në Superligën zvicerane janë shpërblyer dhe tre prej tyre janë përfshirë në ekipin ideal të xhiros së 21-të atje, shkruan “Gazeta Express”.
“sport.ch_fussball”, e ka zbuluar formacionin 4-4-2, ku përfshihen tre futbollistë shqiptarë.
Në mbrojtje e gjen veten mbrojtësi i Zurixhut, Mirlind Kryeziu.
E në mesfushë mund t’i shohim Ardon Jasharin e Luzernit dhe Kastriot Imerin e Servettes.
Ata bënë paraqitje të mëdha me ekipet përkatëse fundjavën që shkoi dhe me plot meritë përfunduan në formacionin e javës. /Gazeta Express/
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...