Ndarja nga jeta e sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena-s tronditi mbarë futbollin shqiptar, me sulmuesin 28-vjeçar që pësoi arrest kardiak në fushë në ndeshje ndaj Partizanit dhe mbylli sytë përgjithmonë në spitalin e Kavajës, ku u dërgua për ndihmë mjekësore.
Ky lajm tragjik tronditi mbarë opinionin sportiv dhe jo vetëm, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho Campos.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Sylvinho shpreh ngushëllimet ndaj familjarëve të Dwamena.
“Prehu në paqe. Ngushëllime familjes dhe miqve”-shkruan në shqip në “Insta-story” trajneri i “kuqezinjve”.

Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja