“Fundi i një epoke për Arsenalin” – Shkodran Mustafi për largimin e Arsene Wenger

Arsenal's German defender Shkodran Mustafi (R) talks to French manager Arsene Wenger during a training session ahead of the UEFA Champions League group stage football match against Paris Saint Germain at Arsenal's training ground, London Colney on November 22, 2016. / AFP / GLYN KIRK (Photo credit should read GLYN KIRK/AFP/Getty Images)

18:57 | 20 Prill 2018
Arbresh Info

Shkodran Mustafi ka reaguar pas vendimit nga trajnerit Arsene Wenger për largim nga Arsenali me përfundimin e këtij sezoni.

Mbrojtës shqiptar e ka vlerësuar këtë si një “fund epoke për Arsenalin” duke shtuar gjithashtu se ky do të jetë një “moment shumë prekës” për të gjithashtu, shkruan portali arbresh.info.

“Fundi i një epoke për Arsenalin dhe gjithashtu një moment shumë i ndjeshëm për mua. Ju më keni bërë mua një Topçinj”, ka shkruar Mustafi në rrjete sociale.

“Pa marr parasysh çfarë them, unë nuk mund t’iu falënderojë ju asnjëherë mjaftueshëm për të gjitha që keni bërë për këtë klub. Ne do të japim gjithçka për të bërë këtë një lamtumirë të denjë”

Mustafi u transferua nga Arsene Wenger dy vite më parë për një tarifë prej 35 milionë funta dhe ka qenë i rregullt në formacionin startues që nga fillimi.

West Ham United është rivali i ardhshëm i Arsenalit në Premierë Ligë./arbresh.info/