FSPK-Kosova kthehet në vend me dy medalje nga “CSIT World Sport Games 2023” Emiglio Romana, Italy. Medalja e artë u arrit nga ekipi i basketit 3×3, kurse e bronzta nga ekipi i futbollit.
Federata Sportive e Punëtoreve te Kosovës përfaqësoi shtetin e Kosoves në këto gara ne mënyrë shumë dinjitoze.
Në praninë e sportistëve garues nga 53 shtete nga e mbarë bota.
Kosova arriti të kualifikohet ne finale ne basketboll 3×3 dhe me shumë merite arriti të mposhte rivalin kryesor Austrinë me rezultat 15:9.
Në futboll, pas një orari të ngjeshur të ndeshjeve, Kosova arriti të renditet në vendin e 3-të duke mposhtur Danimarkën me rezultat 3:0.
Kryetari i FSPK, z. Ismail Sadiku theksoi që kjo ishte ngjarja më e madhe botërore për sportistët amatore, ku Kosova si shtet ishte mbresëlënëse si me rezultatet e arritura ashtu edhe me paraqitje shumë dinjitoze, por edhe me fair-play të treguar.
Federata është ende në proces te ri-licencimit dhe rrjedhimisht ka pasur ngecje ne financim nga Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit./telegrafi
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...