Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Nations League ndaj Çekisë (16 nëntor, ora 20:45) e Ukrainës (19 nëntor, ora 20:45) në stadiumin “Air Albania”.
Këto dy takime janë shumë të rëndëishme për kuqezinjtë, pasi kombëtarja lufton për vendin e parë në grupin B1, që do ta kualifikonte automatikisht në Ligën A me ekipet më të mira Europiane.
Grumbullimi zyrtar ka nisur prej ditës së hënë, teksa Kombëtarja po përgatitet intensivisht për dy ndeshjet. Sakaq, është përcaktuar edhe orari i konferencave dhe stërvitjeve zyrtare për Shqipërinë, Çekinë dhe Ukrainën.
E premte, 15 nëntor 2024
Stërvitja zyrtare në “Air Albania”, ora 16:30.
Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Air Albania”, ora 17:45.
Stërvitja zyrtare në “Air Albania”, ora 18:30.
E shtunë, 16 nëntor 2024
Shqipëri – Çeki, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, Shqipëri
E hënë, 18 nëntor 2024
Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Air Albania”, ora 15:45.
Stërvitja zyrtare në “Air Albania”, ora 16:30.
Konferenca zyrtare e Ukrainës në stadiumin “Air Albania”, ora 17:30.
Stërvitja zyrtare në “Air Albania”, ora 18:00.
E martë, 19 nëntor 2024
Shqipëri – Ukrainë, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, Shqipëri
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici