Shqipëria luan sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror ndaj Letonisë.
Ndeshja nis me fillim nga ora 20:45 dhe luhet në “Air Albania”, shkruan Arbresh.info.
Federata e Futbollit të Shqipërisë ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje.
“Të gjitha biletat e disponueshme për ndeshjen Shqipëri – Letoni janë shitur!”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Kjo ndeshje është me rëndësi të madhe pasi një rezultat negativ i kombëtares, do t’i shuante shpresat për kualifikim.
Anglia është e parë në grup me 12 pikë, kurse Serbia renditet e dyta me shtatë pikë, dy më pak ka Shqipëria e treta, Letonia ndodhet në pozitën e katërt me katër pikë, grupin e mbyll Andorra pa pikë./Arbresh.info
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...
Miratohet ligji për sigurimet shëndetësore
Prishtina 01 – Liqeni, finalja e madhe për trofeun e Kupës s...
Uji i pijshëm nga Badovci, KRU “Prishtina”: Analizat bëhen 2...
Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë
Mimozës i vjen dron në Ferma VIP me një mesazh nga Dafina Ze...