Liverpool raportohet se është i interesuar për një transferim ambizion për anësorin e Arsenalit, Bukayo Saka, ndërsa vetë lojtari mund të joshet nga përspektiva e një lëvizjeje në “Anfield”.
Sipas “Transfer Window Podcast”, Liverpool po e shikon Sakan pasi pret të shesë një apo edhe dy nga Mohamed Salah, Sadio Mane apo Roberto Firmino verën e ardhshme.
Nëse një nga ata emra të mëdhenjë do të largohej nga Reds, atëherë nuk ka dyshim se një talent i ri si Saka mund të jetë absolutisht ideal për skuadrën e Jurgen Klopp pas potencialit të madh që ai ka treguar te Arsenali.
Shqetësues për “Topçinjët”, raporti shton se Saka gjithashtu mund të jetë i interesuar të bëjë këtë hap në karrierën e tij, pasi Liverpool mund t’i ofrojë atij një goditje më realiste për të fituar trofe të mëdhenjë./Arbresh.info
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...