Inter është duke u munduar ta mbajë në skuadër mesfushorin Marcelo Brozovic, andaj kanë përgatitur kontratën e re.
Kontrata e kroatit skadon në verë të vitit 2022, mirëpo kërkohet nga gjigantët evropianë duke përfshirë Bayern Munich, PSG, Liverpool, Real Madrid dhe Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Antonio Conte nuk dëshiron ta humbasë në merkato, andaj “Neurazurët” kanë përgatitur kontratën e re.

Me kontratën e re Brozovic do të mbetet në “San Siro” deri në vitin 2023, ndërsa pagesa e tij do rritet nga 3.5 milionë euro në 4.5 milionë euro në sezon.
27-vjeçari gjatë këtij sezoni ka bërë 32 paraqitje në të gjitha garat duke kontribuar me tri gola dhe pesë asistime./arbresh.info.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari