Ylli i ri i FC Barcelonës, Frenkie De Jong shpreson që ish bashkëlojtari te Ajaxi, De Ligt, të ndjek hapat e tij për kalim në Camp Nou.
Pas marrëveshjes prej 75 milionë euro të arritur me skuadrën holandeze për De Jong gjatë muajit janar të këtij viti, skuadra katalunase është përfolur shumë edhe për transferimin e ish kapitenit të tij – De Ligt, transmeton portali arbresh.info.
Mbrojtësi 19-vjeçar ka ngjallur admirues nga e mbarë Evropa ndërkohë që Ajaxi ka konfirmuar se ai do të largohet nga klub këtë verë, por destinacioni i tij nuk është konfirmuar ende.
Skuadra e Ernesto Valverdes ishte shumë afër për të sjellë De Ligt në La Liga, megjithatë ata janë duke u përballur me një garë në rritje nga gjigantët si Juventusi, Manchester United dhe Paris Saint Germaini.
“Sigurisht se do të isha i lumtur për të parë De Ligt këtu”, ka thënë De Jong gjatë prezantimit zyrtar si lojtar i FC Barcelonës.
“Megjithatë, ky vendim nuk varet nga unë”
“Ai duhet të marrë vendim se ku është më mirë për të dhe për familjen e tij, prandaj ne do të shohim se ku shkon”, përfundoi De Jong./arbresh.info/
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro