Ylli holandez, Frenkie de Jong është penduar për transferimin në Barcelonë para Manchester Cityt.
22-vjeçari zgjodhi Barcelonën para klubit të Pep Guardioles, gjatë afatit veror, transmeton portali arbresh.info.
De Jong është duke kaluar në formë të shkëlqyer në “Camp Nou”, mirëpo ka pranuar se Premierë Liga është superiore në krahasim me La Liga-n.

“Mendoja se La Liga ishte liga më e fortë në botë. Mund t’i shihje duke dominuar garat më të mëdha në botë”
“Klubet spanjolle gjithmonë shkuan shumë larg dhe shumicën e rasteve fitonin trofetë e Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës”
“Mirëpo, Premierë Liga ka pasur më shumë fuqi në vitet e fundit. Gara angleze është në tjetër nivel”
Kujtojmë që holandezi i kushtoi Barcelonës 75 milionë euro, ndërsa City ishte i gatshëm të paguajë 68 milionë euro./arbresh.info.
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...
65 aksidente trafiku brenda 24 orësh, policia shqipton mbi 2...
Dy raste të vjedhjes në Han të Elezit – grabiten stoli ari, ...
SHBA-ja thotë se 16 anije iraniane që vendosnin mina janë ‘e...
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...