Frank Lampard vetëm barazim në ndeshjen e parë si trajner i Chelseas

22:40 | 10 Korrik 2019

Frank Lampard e ka nisur detyrën si trajner te Chelsea me një rezultat pozitiv.

Legjenda e klubit mori detyrën në karrierën e nxehtë pas largimit të trajnerit italian Maurizio Sarri pas vetëm një sezoni në Londër, shkruan portali arbresh.info.

Në takimin e parë në detyrë të zhvilluar mbrëmjen e sotme (e mërkurë), Frank Lampard ka siguruar një barazim.

Ndeshja mes Bohemian FC dhe Chelseas e zhvilluar në stadiumin “Dalymount Park” në Dublin të Irlandës përfundoi me rezultat 1 me 1.

Rikthimi i Michy Batshuay në skuadër i dha epërsinë djelmoshave nën udhëheqjen e Lampard (8′), por goli i tij nuk i mjaftoi atyre.

Derisa po zhvillohej minuta e fundit e kohës së rregullt, “Blutë” pësuan gol dhe ndeshja miqësore u mbyll me rezultat të barabartë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara