Chelsea mposhti Leeds United në kuadër të xhiros së 11-të të Premierligës.
“The Blues” u rikthyen nga disavantazhi për t’u ngjitur të parët në tabelë.
Ajo çka la përshtypje në pjesën e dytë ishte dalja e Ziyech nga loja, shkaku i një lëndimi.
Marokieni sapo ishte kthyer nga një lëndim i gjatë dhe prezenca e tij në ekip kishte ndryshuar dinamikën e sulmit të Chelsea.
“Ai (Ziyech) ndjeu tërheqje në muskul, nuk e dimë ende shkallën e dëmtimit, duhet të shohim në ekzaminimet e ditëve të ardhshme”, tha anglezi, transmeton lajmi.net.
“Jo, lufta për titull është ende e gjatë, nuk do të vetëkënaqem dhe të them se po jemi pretendent apo jo, sepse që nesër pozita jonë mund të ndryshojë varësisht nga ndeshjet tjera, tani jemi në fillim të dhjetorit, pra është tepër herët të flitet për titullin”, përfundoi Frank Lampard.
Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam ga...
Media sllovake: Fansat e Kosovës, ndër më të zjarrtët në Evr...
Katër të arrestuar në Kamenicë, sulmuan fizikisht një person
“Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve”, Begaj uron...
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...