Franco Mastantuono pas prezantimit tek Reali: Është një gëzim i madh të jem në gjendje të kaloj nga River Plate te klubi më i madh në botë

17:02 | 14 Gusht 2025
D.H

Real Madridi sot prezantoi transferimin e radhës të kësaj vere, i cili është argjentinasi Franco Mastantuono.

Në ditëlindjen e tij të 18-të, argjentinasi arriti ta jetësoj ëndrrin e tij që të vesh fanellën e Los Blancos, shkruan Arbresh.info.

Pas prezantimit ai foli rreth transferimit të tij tek gjiganti spanjoll.

“Jam shumë i lumtur, ndiej gëzim të madh… Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Real Madridin. Të përmbush këtë ëndërr dhe të festoj ditëlindjen time është një ëndërr e bërë realitet për mua.”

“I falënderoj shumë tifozët. Ata më dhanë shumë dashuri që kur mbërrita. Që nga momenti që transferimi u bë zyrtar, isha ende te Rivera dhe mendja ime ishte atje. Kur mbërrita në Madrid, fokusi im ishte tashmë te ky klub, më i madhi.”

“Unë jam një lojtar sulmues, me këmbën e majtë dhe pothuajse gjithmonë luaj në të djathtë. Nuk më pëlqen ta përshkruaj veten si lojtar, le ta bëjnë të tjerët këtë. Por mund të premtoj se do të bëj çmos për të ndihmuar ekipin dhe që tifozët e Real Madridit të mund të identifikohen me mua”, u shpreh ai.

Më tej ai tregoi rreth bisedës kur u kontaktua nga trajneri Xabi Alonso.

“Ai më kontaktoi dhe ishte shumë e rëndësishme për mua që ai tregoi atë besim tek unë. Përveç ëndrrës sime për të qenë lojtar te Real Madridi, mënyra se si më ftoi pati një ndikim të madh”, shtoi tutje argjentinasi.

I riu argjentinas foli për lidhjen e tij me River Plate dhe kalimin tek Reali.

“Thashë se ëndrra ime e parë ishte të luaja te Rivera dhe e bëra realitet. Sipas mendimit tim, është klubi më i madh në Amerikë. Shumë shkuan nga Rivera te Real Madridi. Gjyshërit e mi më treguan për Di Stéfanon dhe çfarë domethënie kishte ai për futbollin botëror dhe këtë klub. Është një gëzim i madh të jem në gjendje të kaloj nga Rivera te klubi më i madh në botë”, vazhdoi 18-vjeçari

Për fund ai foli edhe për bashkëkombasit e tij që luajnë apo edhe kanë bërë karrierë më përpara në La Liga.

“Sipas mendimit tim, Real Madridi është klubi më i madh në botë. Messi domethënie të madhe për Barcelonën dhe për ne argjentinasit që e shikonim. Unë vij për të ndërtuar rrugën time dhe dua që tifozët e Real Madridit të ndihen të lumtur për shkak të asaj që bëj në fushë”, përfundoi Franco Mastantuono./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale