Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda nesër mban konferencë për media para dy ndeshjeve të para në kuadër të Nations League.
Kjo konferencë fillon nga ora 12:00 dhe mbahet në ‘Hotel Emerald”, ka njoftuar zyra për shtyp e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Para dy dite, përzgjedhësi Foda ka zbuluar edhe listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet që Kosova i luan ndaj Rumanisë dhe Qipros.
Aventura e dardanëve për edicionin e ri në Nations League fillon ndaj Rumanisë me datë 6 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kurse tri ditë më vonë “Dardanët” luajnë sfidën e dytë ndaj Qipros./Arbresh.info/
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...