Ka nisur epoka e Francis Ngannou në UFC. Dhe mënyra se si nisi, ishte tronditëse. Fuqia e pabesueshme e grushtimit të Ngannou i dha fund në mënyrë prekëse mbretërimit më të gjatë në peshat e rënda në historinë e UFC-së.
Ai rrëzoi me një grusht të rëndë me të majtën në fillim të raundit të dytë Stipe Miocic, duke u ngjitur në fronin e UFC-së në kategorinë e peshave të rënda.
Amerikani me origjinë kroate u lëndua rëndë, u përpoq të mbahej në këmbë dhe po lëkundej. Ngannou e goditi përsëri duke u dhënë fund shumë shpejt duelit me një forcë të pabesueshme. Ngannou u bë kampioni i ri i peshave të rënda në sekondën e 52-të të raundit të dytë në ngjarjen kryesore të UFC 260 në Apex.
Ishte hakmarrje për fitoren e Miocic në UFC 220 në Boston, në vitin 2018, në atë duel Miocic e neutralizoi në mënyrë efektive fuqinë e Ngannou.
Historia, këtë herë, ishte ndryshe. Ngannou e ndoqi me qetësi Miocicin që në momentin e rënies së gongut për nisjen e luftës për t’i dhënë fund në raundin e dytë, me një të majtë shkatërruese.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...