Agjenti i Francesco Acerbi nuk është i befasuar që lojtari që ai përfaqëson lidhet me klube si Chelsea dhe Interi.
Italiani ka qenë një nga lojtarët kryesorë te Biancocelestët, ku ata këtë vit po sfidojnë për Scudetto, duke qëndruar një pikë pas liderëve, Juventusit.
Kishte raporte gjatë dy ditëve të fundit ku shkruhej që Inter dhe Chelsea ishin të interesuar për lojtari, që ta ofronin gjatë verës.

“Kam lexuar për Chelsean dhe Interin, por nuk di shumë për këtë”.
“Ajo që mund të them me siguri është se Francesco është një mbrojtës që mund të luajë për çdo klub në Evropë”, ka thënë agjenti Federico Pastorello për FCInterNews.it.
32-vjeçari është nën kontratë me Lazio deri në qershor 2023.
Pavarësisht se vuante dy herë nga kanceri, ai ka humbur vetëm një ndeshje për shkak të lëndimit që kur u bashkua me Lazion.
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...