Pilotëve të Formula 1 u është rikujtuar se u ndalohet të mbajnë stoli gjatë garave përpara Çmimit të Madh të Australisë.
Vendimi u përfshi në shënimet e ngjarjes së Melburnit që u lëshua nga drejtori i ri i garave të F1, Niels Wittich, i cili do ta ndajë pozicionin me Eduardo Freitas pas shkarkimit të Michael Masi.
Kjo do të ndikojë te shoferët, duke përfshirë Lewis Hamilton, i cili është parë duke mbajtur pirsing në hundë teksa qëndronte pas timonit të Mercedesit të tij.
Ka qenë pjesë e rregulloreve sportive që nga viti 2005, megjithëse pilotët që kanë mbajtur stoli duke vozitur nuk janë penalizuar.
Drejtorët e rinj të garës, megjithatë, janë të vendosur të mbajnë një qëndrim më të ashpër dhe t’i gjobisin ata që kapen duke mbajtur çdo formë pirsingu në trup ose zinxhirë metalikë në qafë.
Thuhet se rikujtimi nuk i drejtohet një individi në veçanti dhe se shoferë të shumtë janë parë duke mbajtur stoli, duke përfshirë edhe unaza dhe byzylykë.
Ekziston rreziku që qasja më e rreptë mund të shkaktojë një mosmarrëveshje të re me shtatë herë kampionin Hamilton, i cili që nga sezoni i kaluar ka mbajtur pirsing në hundë – në Abu Dhabi, si dhe këtë sezon në Bahrejn.
Federata Ndërkombëtare e Automjeteve (FIA) konfirmoi se pirsingu hundë do të binte në kundërshtim me rregullat duke rritur mundësinë që britaniku të detyrohet ta heqë atë.
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...