Leeds United është duke punuar që në këtë verë t’i transferojë disa lojtarë, pasi fituan promovimin në Ligën Premier pas 16 vitesh.
Skuadra që drejtohet nga Marcelo Bielas ka treguar futboll të bukur në Championship dhe të gjithë e kanë mirëpritur inkuadrimin e tyre në elitën e futbollit anglez.
Trajneri 65-vjeçar tashmë njihet si një strateg që ka dëshirë të luajë një lojë të shpejtë me topin dhe lojë agresive për çdo top.
Por, për të realizuar planin e tij të plotë, Leeds United duhet t’i transferojë disa lojtarë, ndërsa në listën e tyre për qendrën e sulmit është Michy Batshuayi i Chelseat.
Në edicionin e ri, skuadra simpatike mund të luajë në skemën 4-1-4-1, gjersa në listën e tyre të transferimeve është edhe Danny Rose.

Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në...