Trajneri Jose Mourinho gjatë karrierës së tij ka stërvitur disa yje botërore.
Tekniku portugez ka qenë në krye të disa nga gjigantët evropianë si Real Madrid, Manchester United, Inter Milan dhe Chelsea, me të cilët ka korrur suksese të mëdha, transmeton portali arbresh.info.
Media e njohur spanjolle, Marca ka publikuar formacionin e Mourinho-s me lojtarët më të mirë në karrierën e këtij të fundit.
Mourinho në “Stamford Bridge” arriti të fitojë tri herë Premierë Ligën, andaj në formacion ndodhen tetë lojtarë.
Në portë ndodhet ‘gardiani’, Petr Cech, kurse në mbrojtje ndodhën William Gallas, John Terry, Ricardo Carvalho dhe Javier Zanetti.
Mesfusha përbëhet nga Claude Makelele, Mesut Ozil dhe Frank Lampard.
Dhe sulmi i frikshëm i formuar nga Eden Hazard, Didier Droga dhe Real Madrid.

Momentalisht Mourinho është në stolin e Tottenham dhe këtë sezon ka pas probleme të mëdha në sulm, pasi lojtarët kryesorë janë të lënduar./arbresh.info.
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?