Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Britaninë e Madhe ka përzgjedhur skuadrën ideale të sezonit 2017-2018 të Premier Leagues, ku bie në sy dominimi i lojtarëve të Manchester City-t.
Kampionët e saposhpallur të Anglisë përfaqësohen në këtë formacion me plot 5 elementë, ndjek Tottenhami me 3, ndërsa 3 të tjerët janë nga Chelsea, Manchester United dhe Liverpooli.
Nga Manchester City, i shpallur kampion në Premier për herë të tretë në shtatë sezonet e fundit, janë votuar Sergio Aguero, Kevin De Bruyne, David Silva, Kyle Walker dhe Nicolas Otamendi, transmeton “SS”.
Tottenhami përfaqësohet denjësisht me Harry Kane, Christian Eriksen dhe Jan Vertonghen. Nga Chelsea është Marcos Alonso, portieri David De Gea nga Manchester United, ndërsa “flamurin” e Liverpoolit e mban sulmuesi më i mirë i Premier League-s, Mohamed Salah, i cili është shumë pranë fitumit të Këpucës së Artë, pasi kryeson listën e golashënuesve më të mirë në Europë me 30 gola, një më shumë se Lione Messi i Barcelonës.
Formacioni ideal 2017-2018
Portier: David de Gea (Manchester United).
Mbrojtës i djathtë: Kyle Walker (Man City).
Qendërmbrojtës: Jan Vertonghen (Tottenham), Nicolas Otamendi (Man City).
Mbrojtës i majtë: Marcos Alonso (Chelsea).
Mesfushorë: David Silva (Man City), Kevin De Bruyne (Man City), Christian Eriksen (Tottenham)
Sulmues: Harry Kane (Tottenham), Mohamed Salah (Liverpool), Sergio Aguero (Man City)
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje