Ky është formacioni i përbërë nga futbollistët me rrogat më të larta në Serie A.
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka publikuar formacionin e futbollistëve më të paguar të sezonit në Serie A.
Në portë gjendet ylli i ri i Milanit, Gianluigi Donnarumma me 6 milionë euro në sezon.
Në krahun e djathtë të mbrojtjes është përforcimi i ri i Juventusit, Joao Cancelo me 3 milionë euro, aq sa paguhet edhe Kwadwo Asamoah te Inter, si mbrojtës i majtë.
Në qendër të mbrojtjes dyshja më e paguar vijnë nga Juventus. Leonardo Bonucci me 5.5 dhe Giorgio Chiellini me 4.
Në mesfushë po ashtu ka shumë futbollistë të Juventusit si Miralem Pjanic me 6.5 milionë euro në vit, dhe Emre Can me 5.
Sulmi po ashtu dominohet nga skuadra kampione në fuqi nga Serie A.
Paulo Dybala me 7 milionë, Douglas Costa me 6, Ronaldo me 31 dhe Gonzalo Higuain nga Milan me 8.5 milionë euro në sezon e kompletojnë ekipin e futbollistëve më të paguar në Serie A.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...