Manchester City dhe Liverpooli kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e madhe derbi mbrëmjen e sotme (e enjte).
Dy gjigantët në Angli kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin derbi mes tyre në stadiumin Etihad në kuadër të xhiros së 21-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Jurgen Klopp vazhdon të jetë e pamposhtur deri tani në kampionatin anglez dhe përballje kundër kampionit në fuqi të Anglisë është testi i tyre më i vështirë deri tani.
Fitorja e nikoqirëve këtu përveç se do t’i shkaktonte disfatën e parë sezonale atyre, do të hapte gjithashtu garën për titull për shkak se Liverpooli si lider aktualisht ka gjashtë pikë më shumë se rivali i tyre më i afërt – Tottenham Hotspuri.
Xherdan Shaqiri është në dispozicion në këtë takim vetëm nga bankina dhe inkuadrimi i tij në fushë pritet të ndodhë vetëm gjatë pjesës së dytë. Po ashtu, edhe ylli tjetër kosovar Aro Murici te skuadra e Manchester Cityt është në dispozicion vetëm nga bankina.
Ndeshja mes tyre fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Man City XI: Ederson; Stones, Kompany, Laporte; Danilo, Fernandinho, Silva, Bernardo, Sane; Sterling, Aguero.
Liverpool XI: Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Lovren, Robertson; Henderson, Wijnaldum, Milner; Salah, Firmino, Mane.
Bankina e Man City: Muric, Walker, Gündogan, De Bruyne, Mahrez, Otamendi, Jesus.
Bankina e Liverpool: Mignolet, Fabinho, Keita, Moreno, Sturridge, Lallana, Shaqiri.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...