Shqipëria rikthehet në aksion në Ligën e Kombeve, për t’u përballur me Çekinë në kuadër të Ligës B, Grupi 1.
Të dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare, për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin “epet ARENA” në Pragë.
Shqipërisë i duhet me patjetër fitorja për të shpresuar fitimin e grupit, ndërsa Sylvinho sonte në sulm starton me treshen Bajrami, Daku, Asani.
Në anën tjetër, Çekia nuk është një kundërshtar i lehtë, sidomos sonte që luajnë si vendas.
Në përballjet e fundit mes dy kombëtareve, që të dyja kanë nga një fitore dhe një barazim.
Çekia: Kovar, Vitik, Holes, Boril, Coufal, Soucek, Cerv, Provod, Cerny, Sulc, Chory.

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Laçi, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Daku. /Telegrafi/

Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump