St Joseph’s FC dhe FC Prishtina kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e martë).
Të dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për ndeshjen në kuadër të raundit preliminar të kualifikimeve për Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Trajneri Mirel Josa ka vendosur në linjën frontale Lorik Boshnjakun ndërkohë që prapa tij qëndrojnë Marikenda, Endrit Krasniqi dhe Kreshnik Uka.
Miftaraj dhe Ahemti janë në qendër të mesfushës, ndërsa në linjën prapa qëndrojnë Bashiru, Dalku, Bekteshi dhe Armend Thaçi.
Në portë si zakonisht gjendet Visar Bekaj.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në Gjibraltar në stadiumin Victoria.
Takimi fillon në ora 17:30./arbresh.info/

‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...